Ministria e Financave bën nënshkrimin e marrëveshjes në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. (Qeveria e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Financave bën nënshkrimin e marrëveshjes në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. (Qeveria e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
OpenData, në kuadër të projektit “Digi Advance Kosova – Promovimi i transformimit dixhital në nivel lokal”, prezanton gjetjet kryesore nga hulumtimi mbi Agjendën Digjitale në gjashtë komuna të Kosovës: Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Rahovec dhe Ferizaj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), me rastin e 25-vjetorit organizon konferencën ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt. Marrin pjesë Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, mban konferencën për Promovimin dhe Zbatimin e Legjislacionit dhe Politikës për Parandalimin e Ngacmimit Seksual në Institucionet e Administratës Publike të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me OJQ Jeta/Vita, në kuadër të muajit sensibilizues për kancerin e gjirit. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike)
KDI organizon takim me qëllim shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet qeverive lokale, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve. (Kafeterinë “Kultplus”, Prishtinë)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e kërkesave buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/02 si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor financiar të ZRRE dhe të ARRKEP për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
Hapet Qendra e provimeve për certifikimin e njohjes së gjuhës italiane (CELI). Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë. (Kolegji UBT, Lipjan)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nw Tiranë mbajnë takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik”. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe Verarisë “AgroKosova Holding”, Suharekë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, merr pjesë në hapjen e Panairit “AGROKOS”. (1 Tetori, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pret në takim alpinisten Uta Ibrahimi. (Kabineti i Ministrit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Oda e Mjekëve të Kosovës prezenton rezultatet e hulumtimit “Analiza gjithëpërfshirëse e “djegies profesionale” (burnout) të mjekëve në Kosovë”, e cila ofron njohuri mbi shkallët alarmante të “hargjimit” profesional dhe shqetësimeve psikologjike të mjekëve në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Banka Zhvillimore (KfW) mbajnë aktivitetin Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së NMVM-ve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Lansohet fushata “Bëje tënden. Regjistro Pronën”, e implementuar nga ATRC dhe mbështetur nga Banka Botërore dhe SPF. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.