Ngjarjet e ditës: 26 tetor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 10:00

    Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton  propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. (Objekti i QNR)

  • 11:00

    Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik)

  • 13:00

    Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ndan: Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Muslim Mulliqi” si dhe çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. (Kabineti i ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon aksion simbolik dhe prononcim në lidhje me rastin e dënimit të ulët për përdhunim nga Gjykata Themelore në Pejë. (Para KGjK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet diskutim Publik për, Draft-Rregulloren për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit çmimi “Njazi Ferizi”. (Objekti i komunës, Deçan)

  • 18:00

    Fondacioni Jahjaga lanson edicionin e tretë të Revistës ZA, që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv