Ngjarjet e ditës: 11 tetor 2023

  • 09:00

    Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:00

    Policia e Kosovës (PK) mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, lansohet e Fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grup i specializantëve vazhdon protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbahet seminari “Auditimi i Pajtueshmërisë” i organizuar në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”. (Hapësira ndërmjet shkollës fillore “Andon Z. Çajupi” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”)

  • 10:00

    Mbahet dita e parë e kongresit “Roli i Profesionistëve te Shëndetit Mendor në Kosovë”  organizuar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. (IPFK, Prishtinë) 

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon shqyrtimin e i Raportit vjetor Financiar i Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, Raportin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023. etj. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mban konferencë për medie. (Zyret e SPSPK, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” mban konferencën “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të përurojnë objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nënë Tereza”. (Vranidoll, Prishtinë)

  • 13:15

    Mbahet seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon donacion nga Iiternational, Comision for Mising Person (ICMP). (Zona Industriale, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Iliridë. (Iliridë)

Kalendari Arkiv