Ngjarjet e ditës: 21 maj 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Rininë, atë për Sport etj. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023. E ftuar është auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 13:30

    Me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftë, Komuna e Kaçanikut mban manifestim përkujtimor. (Fshati Stagovë, Kaçanik)

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mban tryezë diskutimi me temën: “Sfidat dhe problemet e sektorit të bletarisë në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    D4D organizon Sallonin e së Martës me temën “Drejtësia Tranzicionale në Kosovë – Ku qëndrojmë 25 vite pas luftës?”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv