Ngjarjet e datës: 22 nëntor 2021

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, organizojnë diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”. Marrin pjesë edhe ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, drejtori i Doganës, Agron Llugaliu etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204)

  • 10:30

    Bashkimi Evropian përuron ngrohtoren e re me biomasë në Gjakovë. (Ngrohtorja, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi parlamentar i AAK-së mban tryezë me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve  (AKB) organizon promovimin e prodhimeve vendëse në kuadër të aktivitetit tradicional 19-vjeçar “Javët e Biznesit Kosovar 22 nëntor-5 dhjetor”. (Zyra e AKB-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend të  ditës janë 19 pika. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv