Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes mban dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Me rastin e Ditës së Gruas Rurale, EcoKosWomen organizon panairin ku gratë nga zonat rurale ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Specializantët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Objekti i MSh)
Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Hotel “Troja”, Istog)
Mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. (Shqipëri, Tiranë)
Agjenda e plotë:
Ora 11:00 – Pritja e liderëve;
Ora 11:30 – Fjala hapëse;
Ora 12:00 – Nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE;
Ora 13:30 – Fotografia familjare;
Ora 15:30 – Nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor;
Ora 16:45 – Do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë;
Ora 17:30 – Nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional;
Ora 17:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp;
Ora 18:30 – Ceremonia e inaugurimit të Piramidës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Shoqata e të Verbërve Gjakova organizon hapjen e “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. (Restaurant “Jeta”, Dardani, ish-Piskotë)
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) viziton fabrikën “Kosova Model”, për t’u njohur me vështirësitë e funksionimit. Fabrika rrezikon të mbyllet dhe lërë pa punë 70 punëtorë, edhe pse eksporton rreth 50% të prodhimit. (Koshare, rruga Shtime-Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.