Mbahet simpoziumi shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”. (Instituti Albanologjik)
Mbahet simpoziumi shkencor “Lëvizja e viteve 1990-1991 dhe shpërbërja e Federatës Jugosllave”. (Instituti Albanologjik)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
Mbahet takimi konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Hotel “Prishtina International”, Prishtinë)
Përurohet projekti i termoizolimit të objektit të shkollës, në kuadër të masave të efiҫiencës së energjisë, me financimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian. (ShFMU “Shaban Shala”, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti i planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë prezantojnë punët në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. (ShFMU “Rexhep Elmazi”, Gjilan)
Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet afër Kuvendit të Kosovës. Më pas, për mediet do të prononcohet anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj. (Para objektit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin e parë publik për të analizuar rolin dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës për të trajtuar “vettingun” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Federata e Futbollit të Kosovës organizon darkën tradicionale të fundvitit me gazetarët sportivë. (“Star Hill”, Veternik)