Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Pas takimit do te ketë deklaratë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Pas takimit do te ketë deklaratë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie ku do të shpalosen rezultatet dhe rekomandimet e 5 raporteve të auditimit të performancës, përfshirë Menaxhimin e licencave në Komisionin e Pavarur për Medie. (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
OJQ Aktiv dhe organizatat partnere prezantojnë Analizën krahasuese të mekanizmave juridikë dhe politikë për angazhimin vendimmarrës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, mban konferencë për medie pas vendimit të Qeverisë për t’i dhënë leje Agjencisë Kadastrale ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat afër Manastirit të Deçanit. (Para zyrave të Agjencisë Kadastrale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.