Ngjarjet e ditës: 8 maj 2023

  • 09:00

    Nën Patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Forumi Ekonomik i Vjenës (VET) mban konferencën me titull “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Senad Hotovicit në fshatin Dobrushë, komuna e Istogut. (Fshati Dobrushë, Istog)

  • 10:00 - 11:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 23-vjetorin të vrasjes së Ekrem Rexhës – Komandant Drinit, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Ndërsa, në orën 11:00 viziton memorialin e tij që ndodhet para Shtëpisë së Bardhë në Prizren. (Landovicë/ Prizren) 

  • 10:00

    Mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“, në shtegun ku kanë kaluar Logjistika e parë e organizuar e UÇK-së, e cila është trasuar nga Heroi i Kosovës Gjeneral Ilir Konushevci. (Marshi nis nga kulla e Sylejman Berishës në Prifç, Viçidol)

  • 11:30

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe bashkëbisedojnë me nxënës filloristë. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane hapet ekspozita e re udhëtuese e Institut Goethe “Universum.Mensch.Intelligenz”. (Departamenti i Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Prishtinës)

  • 20:00

    Mbahet festivalet ReMusica Festival 2023. (Kisha katolike “Shën Ndou”)

  • 22:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë,  z.Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” Prishtinë)

Kalendari Arkiv