Ngjarjet e ditës: 12 maj 2021

  • 08:00

    Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit, i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban takim njoftues me Petrit Ajetin, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth rekomandimeve të Raportit të Progresit të BE-së lidhur me buxhetin, financat dhe transferet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) 

  • 10:00

    “Germin” organizon tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Platfoma Zoom)

  • 11:00

    Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo’s Growth” mbajnë takimet ndërmjet bizneseve ndërsektoriale. (Parku Inovativ dhe i Trajnimeve, Prizren)

  • 11:00

    Artmotion mban konferencë për medie lidhur me të drejtën e transmetimit të La Ligës, Copa di Italia si dhe Wimbledon. (Ambientet e Klan Kosova) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata e Gastronomëve organizon aksion për ndihmë familjeve në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. (Te RTV 21, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës paraqet botimin “Platformë për rimëkëmbjen e arsimit
    në Kosovë”. (Salla e Akademisë, Prishtinë)

  • 12:00

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. (Varrezat e dëshmorëve, Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të marrin pjesë në prezantimin e punimeve të projektit “Hartimi i projektit të Regjenerimit të brigjeve të lumit Lumbardhi”. (Ndërmjet Urës së Arastës dhe Urës së Gurit në Kej)

  • 13:00

    Mbahet takimi i parë i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv