Ngjarjet e ditës: 5 maj 2023

  • 09:00

    Mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë. (Fakulteti i Mjekësisë, Dekanati i ri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e vjetër e Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij. (Sheshi “Fahri Fazliu”, Obiliq) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë. (Pallati i Drejtësisë) 

  • 13:30

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Shoqatën e Gastronomëve mbajnë konferencë lidhur me aplikimin e rregullores për orarin e punës dhe matjen e nivelit të zhurmës në sektorin e Gastronomisë. (Ndërtesa e vjetër të Komunës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021. (Prokuroria Themelore, Pejë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 17:00

    BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

  • 18:30

    Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane behët prezantimi i librit “Peter Handkes Jugoslawienkomplex” në të cilin behët fjalë për përshkrimet letrare të Handke-s për luftërat ish-Jugosllavisë. (Biblioteka Kombëtare)

  • 19:00

    Galeria “Qahili” organizon hapjen e ekspozitës “Ma n’fund n’shpi t’veten” ku prezantohet koleksioni i koleksionistit Austin Clarke. (Rr. “Richard Holbrooke”, Veternik)

  • 19:30

    Në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” mbahet mbrëmje poetike “Stolpersteine” me Djordje Simice dhe Mirjana Narndzhiq. (Kafe librari Dit’ e Nat’)

Kalendari Arkiv