Ngjarjet e ditës: 25 korrik 2023

  • 08:00 - 16:00

    Kuvendi i Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës) 

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme, në kundër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. Merr pjesë koordinatori Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zv.ministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. (Merdar, Podujevë)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 232-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK)

  • 10:00

    Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raporton Komisioni i Pavarur për Medie. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite një varg pikash nga seancat e papërfunduar. (Ndërtesa e Kuvendit, C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën. (Në qendër të qytetit të Klinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për vitin 2022 dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022. E ftuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e OShP-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin  për ndryshime klimatike. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:45

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”. (Objekti i MAShTI) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Komiteti Paralimpik i Kosovës mban aktivitetin Licensimi i Para-sportistëve. Me këtë rast presidentja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini dhe ambasadori i Francës Olivier Guerot do të ju dorëzojnë zyrtarisht kartelat e identifikimit të licensimit të tre të licensuarve. (Zyra e Komiteti Paralimpik. Rr. “Metush Krasniqi”, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon ekspozitën me Safet Rexhën. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon aktivitete sportive. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00

    Në kuadër të DokuFest 2023 shfaqet një përzgjedhje e filmave të shkurtër dhe diskutohet për programin e këtij viti. (Qendra për Praktikë Narrative, Prizren)

  • 20:30

    Kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja dhe ministre e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të platformës dedikuar mërgatës “Shijo Kosovën”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 21:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. (Ndërtesa e Qeverisë)

Kalendari Arkiv