Ngjarjet e ditës: 20 tetor 2021

  • 08:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. Pas vizitës do të ketë prononcim për media. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, sall C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjinore, organizojnë takimin konsultativ me temën “Përgjigjet institucionale ndaj dhunës kundër grave në periudhën post Covid-19. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve, ku e ftuara e radhës do të jetë Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së)

  • 13:00

    Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor mbajnë konferencë për medie, në lidhje me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos. (Objekti i Qeverisë ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando. (Teatri Kombëtar i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Fondacionit MDA organizon tryezë diskutimi me temën: “Dialogu Publik-Privat”. Merr pjesë Besnik Bislimi, zëvendës kryeministri i parë i Kosovës, si dhe Karin Hernmarck Ahliny, smbasadorja e Suedisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mban konferencë për media lidhur me aktivitetet që po zhvillohen në QNR. (Objekti i QNR-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mban konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv