Ngjarjet e ditës: 26 shtator 2022

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel “Emerald”, në Prishtinë)

  • 10:00

    Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati mbahet mbledhje përkujtimore në 24-vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK, Malishevë)

  • 10:15

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë proteston për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mosfillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, Faik Konica”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Nën përkujdesjen e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj. (UBT, Prishtinë)

  • 12:00

    Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo – dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. Merr pjesë Tagliani Chiara, Këshilltare e Misionit të EULEX-it për Barazi Gjinore etj. (Qendra Mediale  Çagllavicë)

  • 12:00

    Në 24-vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” bëhen homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë)

  • 14:45

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Landit të Austrisë së Ulët, Karl Wilfing. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në prag të ndeshjes Kosova-Qipro mbahet konferenca për medie e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:30

    Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 18:30

    Mbahet konferenca për medie e Kombëtares së Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 19:00

    Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv