Ngjarjet e ditës: 1 shkurt 2022

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takim me drejtorët e drejtorive komunale. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për turizmin, Projektligjin për markat tregtare, Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 11:30

    Presidenti i Rotary International, Shekhar Mehta, takohet me presidenten Vjosa Osmani. (Kabineti i Presidentes) 

  • 12:30

    Presidenti i Rotary International, Shekhar Mehta, takohet me kryeministrin Albin Kurti. (Kabineti i kryeministrit) 

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për tokën bujqësore, Projektligjin për ushqim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 13:00

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:45

    Misioni i OSBE-së organizon konferencë për medie rreth nismave për fuqizim ekonomik dhe banim social të viktimave të dhunës me bazë gjinore. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 15:00

    Këshilli i Klubeve Rotary të Kosovës  mban konferencë për media me presidentin e Rotary International, Shekhar Mehta, për vizitën e tij në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

     

Kalendari Arkiv