Ngjarjet e ditës: 1 nëntor 2023

  • 09:30

    Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në bashkëpunim me shoqatën “Organika”, organizojnë Forumin e Sektorit të Ushqimit – Edicioni i 3-të. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni “Ad hoc” interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit fillon punimet për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. (Afër shkollës “Bekim Sylka”, Rahovec)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportet vjetore financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të KQZ-së, KGjK-së dhe të KPK-së. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ish-punëtorët e ish-fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri protestojnë për të kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre. (Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia Diplomatike e Kosovës promovon librin “Antitabu” për filozofinë filotabu shqiptare dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, të autorit Shaban Murati. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)

  • 12:00

    Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, protestojnë për të shprehur pakënaqësinë me vendimin për zvogëlimin e shtesave të rrezikshmërisë. (Para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racorë. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Ndërtesën e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv