Ngjarjet e ditës: 8 prill 2022

  • 08:00

    Komuna e Prishtinës do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore. (Rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës)

  • 09:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 14:00

    Gjykata Kushtetuese mban aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, me rastin e Ditës së Kushtetutës, miratuar më 9 prill 2008; me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut. (Gjykata Kushtetuese) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 

    Mbahet ceremonia e transferimit të detyrës së drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nga gjen. Jörg Rüter te gjen. Joachim Hoppe. Marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj etj. (Ministria e Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, mbahet konferenca “Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali”, organizuar nga Projekti KOSINT dhe MAPL. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura te Kosovës (BSPK) mban protestë me kërkesë rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë të rregullt për medie. (Objekti i MASHTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Profesori Avdi Misini mban një ligjeratë publike për Historinë Rome, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve. (Amfiteatri në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 16:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut mban aksion përmes mesazheve të shfaqura (të ngjitura) në rrugët e sheshit. Ky aksion synon që institucionet të ndërmarrin masa që rrisin gjithëpërfshirjen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre kushtetuese për të siguruar barazi para ligjit për të gjithë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 8 Prillit – Ditës Botërore Rome, organizuar nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK). (Restoranti “River Hill“, Prizren)

Kalendari Arkiv