Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2022

  • 09:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë mban ditën e dytë të konferencës “Mjediset e shëndetshme”. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Hekuran Muratin, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ymer Fejzullahun, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, UNFPA organizon tryezë lidhur me gjendjen e të moshuarve në Kosovë dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre sociale. (Hotel “International Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takim i parë i Komitetit kyç për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore. (Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare, Instituti B) 

  • 10:00

    Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online)

  • 10:00

    Mbahet mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:15

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me ndërmarrjet publike. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)  

  • 12:00

    Balkan Green Foundation (BGF) mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyrat e Balkan Green Foundation) 

  • 13:00

    Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ kryetarët e komunave të regjionit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel “Astoria”, Gjilan)

  • 13:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redxhepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, takohet me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi. Pas takimit të dy do t’u drejtohen mediave. (Zyrat e FFK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj-Gutaj, mbanë konferencë për medie. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren)

     

  • 17:00

    Mbahet ceremonia e lansimit të programit “Kosova, shtet i xhudos”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar) 

Kalendari Arkiv