Ngjarjet e ditës: 15 korrik 2023

  • 09:00

    Mbahet Oda e parë e çikave – Samiti F’Oda e cila sjellë së bashku gra e vajza nga e gjithë Kosova. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)

  • 10:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci hapin fushatën e korrje shirjeve në komunë e Lipjani. (Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bëhen homazhe për nder të 5-vjetorit të vdekjes së kapiten Sejdi Krasniqi, ish- komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së. (Varrezat e dëshmorëve, Landovicë)

  • 13:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan) 

  • 16:30

    Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, organizohet përpjekja ku Bujar Muli “Hulku i Kosovës”, do të tentojë thyerjen e rekordit botëror në peshën më të rëndë të mbajtur në trup për të hyrë në Librin Guiness. (Palestra e sportit “Jeton Tërstena-Tota”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestojnë kundër Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv