Nis mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Erden Atiq. (Mitrovicë të veriut)
Nis mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Erden Atiq. (Mitrovicë të veriut)
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, në 42-vjetorin e vrasjes së tyre. Më pas, ajo do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla. (Fshati Dubovik, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për medie, në lidhje me vendimin e Këshilli të Etikës për denoncimin e ORCA-s për plagjiaturën e profesorit Ilir Tolaj në disertacionin e doktoratës së vet. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Henrik Baric”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani do të vendosë kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës në Prishtinë. (Para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban mbledhje. Në rend dite është vendosja e koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma. (Selia e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.