Ngjarjet e ditës: 24 tetor 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 09:00

    Mbahet konferenca ndërkombëtare me temë “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, organizuar nga Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës organizojnë hapjen e ekspozitës me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, më 1995. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e Re e KEK-ut proteston për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime. (Para zyrave të KEK-ut) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Integrime Evropiane, shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në kuadër të “Javës së Edukimit Global mbi Median dhe Informacionin”, bëhet prezantimi i gjetjeve të hulumtimit me titull “Ndikimi i medieve sociale te nxënësit në Kosovë – një studim nga perspektiva e mësimdhënësve”. (Fakulteti i Filologjisë)

  • 12:00

    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, bëhet ecja tradicionale. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës mbajnë orë letrare. (Zyrat e LShK-së, Prishtinë)

  • 12:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti viziton bizneset në edicionin i 11-të të DOKU.TECh ku mbi 900 të ftuar do të flasin për inovacionet teknologjike. (Tech Park, Bërnicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon panel diskutimi “Si mund ta rrisim bashkëpunimin ndëretnik dhe mirëkuptimin në Kosovë?”. Merr pjesë edhe këshilltarja e kryeministrit Kurti, Elizabeth Gowing. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Promovohet monografia “Dy botë në unison” i autores Elife Podvorica. (Hotel “Sirius” Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv