Ngjarjet e ditës: 17 janar 2023

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga shqyrtimi i raporteve të auditimit për MAShTI. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 12:00

    Këshilli i Studentëve në Fakultetin Filozofik organizon debat me ambasadorin britanik Nicholas Abbott dhe studentët. (Fakulteti Filozofik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Rexhpi dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, mbahet takimi për përfshirjen e të rinjve nga komuniteti joshumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, administratë, sektorin e IT dhe kibernetikë. (Hotel “Centrum”, Prizren)

  • 17:00 - 18:00

    Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, mbahet Akademia e Flakës (ora 17:00) dhe shfaqet filmi dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

  • 19:00 - 20:00

    Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, hapet Ekspozita Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit/ Muzeu i Qytetit, Gjilan)

Kalendari Arkiv