Ngjarjet e ditës: 4 maj 2023

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 09:30

    Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane organizon konferencën ndërkombëtare me temën “Framing – raporti mes gjuhës dhe realitetit II në gjuhën gjermane, në letërsinë gjermane, në media, në kulturën, në didaktikën e gjermanishtes si gjuhë e huaj dhe në translatologji”. (Fakulteti i Filologjisë)

  • 09:30

    Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës fillon punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat me sipërfaqe prej mbi 6 mijë m² në Veternik. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Përparim Rama. (Veternik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”, ku do të prezantohet raporti me gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET së bashku me banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” mbajnë konferencë për medie lidhur me nxjerrjen e vendime të lejeve ndërtimore në kundërshtim me Ligjin e Planfikimit Hapësinor. (Para objektit të Komunës, Ferizaj)

  • 11:30

    Ambasada e Francës në Kosovë bën inugurimin e “Espace France” në qytetin e Prizrenit. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)

  • 13:30

    Universiteti i Prishtinës organizon konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, dr. Dan Shechtman nga Izraeli, mban fjalim  të shoqëruar nga një panel diskutimi me temën “Pse në universitetet kosovare studentët duhet të mësojnë për teknologjinë, si dhe pse  fëmijët në kopsht duhet të mësojnë për shkencën”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 17:00

    Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Ferizajt, mban takim me prindërit e shkollave të komunës. (Amfiteatri i UShA, Ferizaj)

  • 18:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino “ABC”, Prishtinë)

  • 19:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon Javën e shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës, gjithashtu edhe bën shpalljen e Evropianit të vitit. Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca etj. (Biblioteka Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv