Ngjarjet e ditës: 25 nëntor 2024

  • 08:50 - 15:00

    Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
    Aktivitetet  kryesore:
    08:50 – Ora e parë e mësimit në shkollën “Ahmet Gashi”, ku merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci (Shkolla “Ahmet Gashi”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
    18:15 – Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë  Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës)
    Aktivitetet e tjera:
    10:00 – Klinika Mobile për Komunitetet joshumicë (Gjakovë);
    11:00 – Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave (Ambasada e Italisë);
    11:00 – Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli (Rruga “Karl Gega”, Prishtinë);
    14:30 – Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon  “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (Ministria e Drejtësisë);
    15:00 – Lansimi i Pullës Postare  “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (ZKM P32)

  • 09:25

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Mediet mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve ndërtimore në Parkun Industrial të Përgjithshëm “Drenas 2”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Korreticë e Epërme, komuna e Drenasit –  përballë Parkut ekzistues) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Objekti i KPK-së)

  • 10:00

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mban Forumin “Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për të modernizuar dhe përmirësuar Sistemin e Ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin. (Penda e Radoniqit, Gjakovë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fahrije Hoti nga KB “Krusha”, së bashku me avokatët e angazhuar, mban konferencë për shtyp në lidhje me pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, se znj. Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 dhe akuza të tjera. (KB “Krusha”, Krushë e Rahovecit)

  • 13:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    UNDP do të lansojë analizën e pulsit publik mbi efektet e liberalizimit të vizave në migrim. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 14:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për media për të prezantuar thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të Sfidave të LuxAid (LCF) dhe Fondit Demonstrues të LuxAid. (Objekti i MINT-it) 

  • 15:00

    Mbahet ceremonia e përurimit të Bibliotekës së Re në Shtime. Të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku. (Objekti i Bibliotekës, Shtime)

  • 17:00

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë solemne “Dita e Bibliotekës”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit. (Holli i Bibliotekës)

  • 19:00

    Lidhja Demokratike e Kosovë në kuadër të tubimeve “Turneu i Ndryshimit’’, mban tubim me qytetarë në Komunën e Vushtrrisë. (Gjimnazi “Eqrem Qabej’’, Vushtrri) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv