Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!” organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë)
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!” organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, do të mbahen prezantimet dhe panelet e diskutimit me tema të ndryshme. (Në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren)
Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20. (Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan)
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, do pranohet donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin lidhur me keqqeverisjen dhe te gjeturat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Pranë objektit të zyrës së kryetarit, konkretisht tek Shtëpia e Bardhë)
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri)
Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.