Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (MPJD) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (MPJD) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbahet seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Seanca transmetohet edhe në faqen e Facebookut të EO-s.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencë për medie, ku do të shpalosen detaje lidhur me shkeljen e të drejtave të punës në sektorin publik, me fokus një rast në Komunën e Prishtinës që rezultoi në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore. (Zyra e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
Parlamenti Studentor organizon aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian. (Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komuna e Mitrovicës organizon Akademi Përkujtimore në kujtim të veprimtarit Musa Hoti, në 20-vjetorin e vrasjes. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë)
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.