Ngjarjet e ditës: 7 dhjetor 2021

  • 09:00

    ZRrE, mban konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike me qëllim që të bashkojë institucionet kyçe, palët kryesore të interesit dhe bizneset e përfshira për furnizim me energji elektrike të të dyja vendeve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Përparim Rama. (Kuvendi Komunal, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL bën lansimin e raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)

  • 10:00

    Fondacioni Lumbardhi mban konferencë  për medie, në lidhje me lansimin e Fazës II, programet në ardhje për 70-vjetorin e Kino Lumbardhi dhe ndryshimet në udhëheqësin e organizatës. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës, Rahovec)

  • 11:00

    Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël. (Fshati Hoçë e Vogël)

  • 12:00

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (AMKMK). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) hap ekspozitën “Muzeu Virtual i Refugjatëve”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

  • 19:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mbanë natën e filmit “Të drejtat e njeriut”.  (“Fondacioni 17”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv