Ngjarjet e ditës: 22 mars 2022

  • 09:00

    Banorët e zonës “Qendër” në Prishtinë protestojnë në shenjë pakënaqësie me ndërmarrjen “Prishtina Parking”, e cila po i gjobitë banorët rezidentë. (Rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Nënshkruhet marrëveshje për bashkëfinancimin e një projekti ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”. (Zyra e kryetarit, Prizren)

  • 09:30

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) prezanton Raportin e Tranzicionit 2021-2022. Fjalën hyrëse e mban guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti. (Ndërtesa e BQK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ambasada italiane në Prishtinë organizon konferencën “Ri-gjenerimi. Dizajni dhe teknologji të reja për një të ardhme të qëndrueshme”. Marrin pjesë dhe ministrat Çeku e Hajdari, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër Sali Mustafës. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje. Mes tjerash diskuton për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe formimin e grupit punues. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje. Në rend dite është formimi i grupeve punuese për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedurë etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit “Drejt Malit”. (Afër pistës së skiliftit, pranë “Hotel Molika”, Brezovicë)

  • 11:00

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për nedie, paraqet qëndrimin në lidhje me punën njëvjeçare të Qeverisë. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” organizon “Manifestimin e Ditës Botërore të Ujit – 22 Mars”. Kjo ngjarje ka  për qëllim të rrisë vetëdijesimin për rëndësinë e mbrojtjes së ujërave. (Stacioni i Filtrimit, Gjakovë)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje; shqyrton ankesën nga Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 13:00

    Mbahet mbledhje komemorative për ish-luftëtarin e UÇK-së, Haqif Kadriaj. Ndërsa ceremonia e varrimit mbahet nga ora 15:00 në vendlindje – fshatin Kurishicë e Epërme. (Biblioteka e Qytetit “Hajdin Berisha”, Suharekë)

  • 14:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujërave mbahet ceremonia e përurimit të projektit Promovimi Universal i Qasjes në Ujë të Pastër, financuar nga Komisioni Evropian, zbatuar nga “Lets Do It Peja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 14:00

    Kombëtarja U21 në Futboll mban konferencë për medie dhe stërvitje. 20 minutat e para të stërvitjes janë të hapura për mediet. (Kampi Nacional Hajvali)

  • 15:30

    Partia Socialdemokrate mbanë aksion. (Sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 16:00

    Kombëtarja A e Kosovës në Futboll mban stërvitje para ndeshjes miqësore me Burkina Fason. 20 minutat e para janë të hapura për mediet. (Kampi Nacional, Hajvali) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kuvendi Komunal i Podujevës organizon debat publik lidhur me Rregulloren për kushtet kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve. (Salla e Kuvendit Komunal, Podujevë)

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin e së martës me temën “Promovimi i politikave të gjelbra në Kosovë: Sa është duke u investuar në Kosovë?”. Panelistë të ftuar janë Lulzim Bauman, këshilltar për çështje mjedisore në Ministrinë e Mjedisit dhe Burim Ejupi, drejtor Ekzekutiv në INDEP. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv