Ngjarjet e ditës: 16 mars 2023

  • 10:00

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nënshkruan memorandum me Universitetin e Prishtinës. (MKRS)

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës. (Salla “1 Tetori, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia viziton Komunën e Malishevës, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Zyra e Kryetarit të Komunës, objekti i ri i komunës)

  • 11:00

    Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me drejtorin e gjimnazit dhe nxënësit përurojnë “Këndin e miqve të rinj të Amerikës”. (Gjimnazi shoqëror “Ahmet Gashi)

  • 11:00

    Nisma për Ndryshim Paqësor organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarë për shkrimet për bashkëjetesën shumë etnike në Kosovë. (Kafe librari Dit’e’Nat në Prishtinë)

  • 12:00

    Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë, kërkohet rritje e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut. (Sheshi “Nënë Tereza”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Ambasada e Italisë organizon aktivitetin “Dita e Dizajnit Italian në Kosovë”, forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës. (Fakulteti i Arkitekturës)

  • 19:00

    Komuna e Gjakovës organizon koncert solistik të instrumentistit hungarez, Terek Jozsef. (Shkolla e muzikës ”Prenk Jakova”)

Kalendari Arkiv