Ngjarjet e ditës: 9 mars 2022

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    EcoKosWomen organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. Merr pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nënkryetarja e Komunës së Prisjtinës, Donjeta Sahatçiu etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP prezanton të gjeturat e raportit “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton ndryshim-plotësimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, të Ligjit për Shëndetësi etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhje. Në rend të ditës është raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesi Special i BE-së, ambasadorit Tomáš Szunyog, viziton Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Pejë, e cila është mbështetur nga një projekt i implementuar nga UNDP dhe UNWOMEN. (Rr. “12 Qershori”, Pejë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet debati publik me temën “Dhuna psikologjike, si formë e dhunës ndaj grave”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:00

    “Ec Ma Ndryshe”, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës dhe të Pushtetit Lokal, organizojnë debat publik rreth procesit të hartimit të Planit Nacional të Veprimit në kuadër të Open Government Partnership. (Restorant “Marashi”, Prizren)

  • 11:30 - 12:45

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, së bashku me Maria Suokko nga UNDOP, Vlora Nushi nga UNWOMEN, dhe përfaqësues të IOM do të vizitojnë tri mikro-biznese që udhëhiqen nga gra në Pejë, dhe janë përkrahur financiarisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM. (Pejë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së)

  • 15:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv