Ngjarjet e ditës: 23 nëntor 2022

  • 10:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”. Hulumtimi nxjerr në pah gjendjen rajonale të fuqizimit ekonomik të grave, si dhe dimensionet institucionale dhe sociale përmes një qasjeje krahasimore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qeveria mban mbledhjen e radhës. Në rend dite janë Projekligji për Pagat, ai për për Zyrtarët Publikë etj. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet shqyrton Raportet Vjetore Financiare të Akademisë së Drejtësisë; të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; të Autoritetit të Aviacionit Civil etj. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 10:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtarit Xhemail Mustafa me rastin e 22-vjetorit të vrasjes së tij. (Fshati Gllamnik, Podujevë)

  • 10:00

    UNDP organizon ceremoninë përmbyllëse të Projektit për Ndihmë Humanitare të financuar nga BE-ja. (Klan Arena, Fushë-Kosovë)

  • 10:30

    Zv.shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alyson Grunder, do të administrojë betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Hotel “International Prishtina”, Veternik)

  • 11:00

    Instituti Albanologjik mban konferencën shkencore me temën “Një komb një gjuhë”. (Objekti i Institutit)

  • 11:00

    Kuvendi Komunal i Malishevës mban mbledhje solemne për të shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Me këtë rast ku do të shpallen “Qytetar Nderi” disa personalitete. (Kuvendi Komunal, Malishevë)

  • 12:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Selia e AAK-së) 

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton disa projektligje dhe kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N506) 

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston drejtorë dhe ish-drejtorë të KEDS-it dhe KESCO-s. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 14:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e dekoron poetin e njohur shqiptar Visar Zhitia. (Objekti i Komunës së vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Lista Serbe mban protestë në Mitrovicën veriore. (Sheshi kryesor, Mitrovicë veriore)

  • 17:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin 2023 para qytetarëve të Mitrovicës. (Teatri i Qytetit, Mitrovicë)

  • 19:00

    Ambasada e Francës në Kosovë organizon mbrëmjen “Beaujolais Nouveau”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 19:00

    CHwB Kosovo organizon shfaqjen e filimit të Berta Hazirajt “Sytë e duert e juaja duhet të shihen kudo”. (Bunkeri te fontana në Ulpianë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv