Ngjarjet e ditës: 20 qershor 2022

  • 9:00

    Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Gjilanit)

  • 10:00

    Protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për Covid-19, për shkak të mosvazhdimit të kontratave. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, mban konferencë për media. (Selia qendrore e OVL-së së UÇK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    FactChecker Kosova, projekt në kuadër të Cyber Security Privacy, prezanton raportin e punës së projektit “Luftimi i dezinformimit”. (Qendra kulturore dhe informative e BE-së)

  • 10:45 - 12:45

    Mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

    Agjenda:

    10:45 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

    11:00 – Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

    11:15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
    – Fjalë e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës (10 min)
    – Fjalë e Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë (10 min)
    – Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

    12:20 – Prezantim nga Eric Smit, Drejtor, Royal Haskoning DHV:
    Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të
    përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë

    12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

    12:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Rama

    ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Zyret e AKB-së, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”. (Parku Shkencor Inovativ, Lipjan)

  • 17:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, C203)

  • 18:00

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama merr pjesë në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

  • 19:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin në Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022 në Algjeri. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv