Ngjarjet e ditës: 18 tetor 2022

  • 09:00

    Kryeshefja ekzekutive e MCC Alice Albright viziton lagjen “Ulpiana”. Marrin pjesë edhe kryetari i
    Prishtinës, Përparim Rama, drejtori i përgjithshëm i Millennium Foundation Kosovo (MFK), Petrit Selimi, Sarah Olmstead nga MFK dhe ish-kryetari Shpend Ahmeti. (Lagjja “Ulpiana”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Rasti Pjetër Shala, mbahet konferenca përgatitore për gjykimin. (Hagë)

  • 09:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 09:30

    OJQ “7 arte” në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universiteti i Prishtinës, si dhe në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim mbanjë konferencë për medie në të cilën do të prezantohet projekti që synon mbledhjen e 100 rrëfimeve të punëtorëve të kombinatit Trepça, të titulluar “Kujtesa e Trepçës”. (Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)

  • 09:30

    Vazhdon seanca gjyqësore e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani; kryeministri Albin Kurti, etj. (Ndërtesën e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”. Marrin pjesë: Jorn Rohde ambasador i Gjermanisë; Pavel Bilek ambasador Çekisë; Tomash Szunyog shef i Zyrës së BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën ndërkombëtare dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt standardet dhe praktikat. Merr pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP), dhe komunat Skenderaj dhe Vushtrri mbajnë konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”. (Hotel “Freskia”, Skenderaj)

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit dhe Qendra e Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” organizojnë takim rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. (QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, Rahovec)

  • 10:30

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mban konferencë për medie lidhur me rastin e rrëmbimit të biznesmenit Bedri Rexhepi. (Prokuroria e Shtetit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021 me Burbuqe Hana etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Vitisë i ndan çelësin e nderit të qytetit kryeshefes ekzekutive të MCC Alice Albright. Merr pjesë kryetari i Vitisë Sokol Haliti. (Viti)

  • 14:00

    Zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit në Zvicër, FC Kosova Zurich. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 17:00

    Organizata jo-qeveritare “ETEA” bënë hapjen e programit të ri të Qendrës “Libart” specifikisht në ngjarjen “Takim me akademik Muhamedin Kullashin”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”)

Kalendari Arkiv