Ngjarjet e ditës: 27 janar 2022

  • 10:00

    Këshilli i Specializantëve do të mbajë protestë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e tretë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, Shtëpia e Bardhë)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme me rend dite: Debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11.00

    Asociacioni i Komunave të Kosovës mban takim me drejtorët komunal të arsimit për të diskutuar situatën me COVID 19 nëpër shkollat e Kosovës. (Hotel “Star Hill” në Veternik, Prishtinë)

  • 11:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës mbanë konferencë për media, ku do të shpalosen detajet rreth organizimit të Final 8 Kupës së Kosovës. (Zyrat e reja të FBK-së)

  • 12:00

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, se bashku me kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina, dhe disa prej drejtorëve të Komunës së Prishtinës, vizitojnë Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës kundër regjimit serb. (Muzeu “Shtëpitë-Shkolla”, Kodra e Trimave, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë lidhur me situatën energjetike në vend. Me këtë rast do të prezantohet një analizë e propozimit të ZRRE-së, rekomandimin e INDEP me komentet për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike dhe çmimet e reja që INDEP propozon për energji dërguar ZRRE-së. (Zyrat e INDEP, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 9 pika, përfshirë ndryshim-plotësimi i Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021 etj. (Kuvendi i Kosovës)

Kalendari Arkiv