Ngjarjet e ditës: 11 maj 2023

  • 07:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe kryesuesit e KGjK dhe KPK, marrin pjesë në tryezën e organizuar nga AAPSK për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet mbasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 09:00

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Kosovë-Slloveni mbi ekstradimin. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:00 - 12:00

    Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rinj nga Prizreni me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim, (UNFPA) mbajnë diskutimin “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mundemi të bëjmë?. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mban diskutimin “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”. Merr pjesë dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Impiantit të Ujërave të Zeza në komunën e Gjakovës. (Lagjja ”Ziti i Sadik Agës”, Gjakovë)

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

  • 10:00

    Komuna e Prishtinës mban konsultim publik për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban panelin e diskutimit me temën “Si ndryshon Marrëveshja drejt normalizimit (nëse zbatohet) marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.(Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

  • 10:45

    Avokati i Popullit Naim Qelaj viziton Agjencinë Kosovare të Bizneseve (AKB), ku do të takohet me kryetarin, Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së)

  • 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Universum International College organizon Panairin më të madh në Kosovë të Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit. (Kampusi i Kolegjit, Ferizaj)

  • 12:45

    Miss Freedom World 2023 vizitojnë Agjencinë Kosovare të Bizneseve (AKB), ku do të takohen me kryetarin, Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 16:00

    Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës? organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë organizon simpozium me moton “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim”. (Hotel “Venus”, Prishtinë)

  • 13:45

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

Kalendari Arkiv