Ngjarjet e ditës: 31 korrik 2023

  • 10:00

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj merr pjesë panairin turistik “Promovimi i potencialeve turistike dhe produkteve të rajonit të Zhupës dhe Podgorës”. (Stadiumi i shkollës, Reçan)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Salla e mbledhjeve)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve)

  • 11:00

    Hapet Marketi i Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të fushatës së parandalimit të shtënave festive: “Festo me zemër dhe jo me armë”, mban takim me përfaqësuesve të medieve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së programit të Shkollës Verore, organizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, ku merr pjesë edhe kryetari Shaqir Totaj. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit)

  • 12:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, organizojnë protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv