Ngjarjet e ditës: 31 janar 2023

  • 09:00

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ambasada e Amerikës në Kosovë, mban diskutim për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Të ftuar shoqëria civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë. (Ambasada Amerikane në Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, N204) 

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N225)

  • 10:00

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”) 

  • 10:30

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë konferencë për medie, së bashku me 4 gazetarë afganë që kanë mbërritur në Kosovë. (Zyrat e AGK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 12:00

    Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 14:00

    Eris Jashari, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, tani koordinator në organizatën joqeveritare “Ktheju Tokës Tënde” futet në grevë, me kërkssë realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, organizon ceremoninë e diplomimit për 25 vajzat që përfunduan programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale”. (Kino “Armata”)

Kalendari Arkiv