Ngjarjet e ditës: 24 prill 2024

  • 09:00

    UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)

  • 09:30

    Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovë –“PePeKo” organizon eventin “Përceptimi i konsumatorëve për prodhimet vendore”. (Klan Arena, Prishtinë)

     

     

  • 10:00

    Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65.(Salla e konferencave – Hotel Grand”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Gjithashtu shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2025-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizon ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. Marrin pjesë: Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ambasadori i Zvicres në Kosovë, Jürg Sprecher. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zhvillohet debat publik me temën “Referendumi në veri – A i ka përmbushur qeveria detyrimet ndaj BE-së apo mungesa e ndryshimeve paraqet shenjë dështimi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 12:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e veprës  “MËRGIMI PËRTEJ VDEKJES”( Lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës) 

  • 13:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik, Paraolimpik etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Para zyrave të Prokurorisë Speciale, afër Kino Armatës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv