Ngjarjet e ditës: 18 qershor 2024

  • 09:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) mban tryezë diskutimi për të gjeturat e tri proceseve PETS në komunat e Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e Klinikës së Gjinekologjisë. (Objekti i Gjinekologjisë, QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Objekti i KPK-së, Salla e takimeve) 

  • 10:30 - 12:00

    Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në nder të Ditës së Çlirimit. Ndërsa nga ora 12:00 mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e komunës. (Kuvendi Komunal/ Qendra e Kulturës, Skenderaj)

  • 11:00

    Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) shënon 4-vjetorin e themelimit. (Hotel “Emerald”)

  • 11:20

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, bëjnë lansimin e projektit e-Twinning në Kosovë. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për rrugët. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Kjo ngjarje është anuluar. 

  • 13:30

    Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, do të përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës. (Oborri i Qendrës së Kulturës, Skenderaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:45

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, me të cilin do të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërore. (Objekti i MPJD-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Podujevës emërton një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes Doris Pack. (Podujevë)

  • 14:00

    Mbahet mbledhje komemorative kushtuar Sylë Tahirsylajt. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Java e Krenarisë: Sa është prezente gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ gjatë aktiviteteve sensibilizuese?” (Libraria “Dukagjini”, në qendër  të  Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Bëhet përurimi i pllakës përkujtimore në nderim të personave të torturuar mizorisht nga forcat ushtarake e policore serbe (Qendra Korrektuese në Smrekonicë)

  • 18:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, organizon shënimin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv