Ngjarjet e ditës: 2 qershor 2022

  • 09:15

    Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e katertë te konferencës me ‘Perspektiva Gjithëpërfshirëse dhe e ardhmja e qendrueshme për të gjithë’. (Hotel Emerald)

  • 10:00

    Teach For Kosova lanson projektin “Future of Education”. (Hotel Sirius) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Promovohet libri “Kujtesë e zgjuar” (Përmbledhje kujtimesh nga koha e luftës) nga Bujar Shala. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e dy veprave të shkrimtarit Xhemil Bytyçi, të vëllimit poetik “Kurorë erërash” dhe të dramës “Martesa me Facebook”. (Amfiteatri i bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”)

  • 18:00

    Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e III-të të Mjekësisë Pandemia COVID-19 – Sfidat dhe Përvojat. (Hotel Emerald, Prishtinë)

Kalendari Arkiv