Ngjarjet e ditës: 28 qershor 2022

  • 9:00-16:00

    Mbahet Panairi i Punës “Gjakova 2022”. (Palestra e Sporteve “Shani Nushi”, Gjakovë)

  • 9:30

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Gjykimet Speciale”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:45

    Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton disa projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Instituti Riinvest organizon punëtorinë e parë në kuadër të lansimit të projektit “Politika që japin përgjigje”, me temën “Mbështetje për avancimin e politikave të hulumtimit dhe inovacionit në shtetet e Ballkanit perëndimor” (Villa Gërmia) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Unioni i Turizmit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me Kolegjin e Turizmit nga Kanada “Bay River College”. (Zyrat e Unionit të Turizmit të Kosovës, Prishtinë)

  • 10:00

    Pronarët e autobusëve me autobusët e tyre dhe së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të moskrijimit të kushteve për punë, gjegjësisht pengesa nga furgonët ilegalë. (Para Komunës së Mitrovicës)

  • 11:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me investimet strategjike në vend. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, dhe U.D. i sekretarit të Përgjithshëm, Besfort Krasniqi, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Punonjësit e ndërmarrjes “Rilindja” protestojnë me kërkesë për përshpejtimin e pagesës së 20-përqindëshit. (Para lokaleve të AKP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitojnë Postën e Kosovës. (Objekti qendror i PTK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv