Ngjarjet e ditës: 1 shkurt 2023

  • 09:00

    Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve protestojnë për rritjen e çmimit të qirasë nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) për lokalet në Prishtinë.  (Para ndërtesës së vjetër të Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) mban konferencë për medie. (Zyrat e ZKA-së, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, viziton komunën e Gjakovës, ku pritet nga kryetari Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës, Gjakovë)

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, vizitojnë fabrikën e këpucëve “Hit Shoes”. (Fabrika “Hit Shoes”, magjistralja Prishtinë – Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të jetës dhe veprës së dëshmores Ylfete Humolli. (Fshati Lupç i Poshtëm, Komuna e Podujevës)

  • 11:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 12:00

    Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara nga viti i kaluar. Në rend dite janë 29 pika të papërfunduara. (Salla plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) pret në vizitë një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga kryetari i Odës Ekonomike Veriperendimore, Mendi Qyra, me disa biznese nga ky vend. (Zyrat e AKB-së, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:15

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë prezantimin e formularit për aplikim për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në lloje të
    ndryshme të ndihmave. (Fushë Kosovë)

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Hapjet ekspozita “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)

Kalendari Arkiv