Ngjarjet e ditës: 25 prill 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë) *** Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në Facebook. 

     

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues; si dhe Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat; ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj etj. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:50

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave; Projektligjit për tekstet shkollore etj. (Kuvendi i Kosovës, N303) *** Kjo ngjarje është anuluar.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite janë 20 pika, përfshirë ratifikimi i Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC; ratifikimi i Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin për tekste shkollore; Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave etj. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë konferencë. (Hotel “Grand”, kati i dytë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:30

    Punëtorët e KRM Pastërtia protestojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit të kësaj ndërmarrje. (Para ndërmarrjes KRM Pastërtia Ferizaj)

     

     

  • 11:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Gjuha e urrejtjes në veri të Kosovës”. Merr pjesë Mary Ann Hennessey – shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

  • 11:00

  • 13:00

    PSD mbanë aksion simbolik në kundërshtim të faljes kriminale të borxheve të kompanive për ambalazhim të ujit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Shkrimtari dhe diplomati i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj, mban ligjëratë kushtuar haxhi Vehbi ef. Dibrës, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. (Amfiteatri i Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë)

Kalendari Arkiv