Ngjarjet e ditës: 17 prill 2023

  • 09:00

    Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. Më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek. (Poklek, Drenas) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrave. (Poklek/ Çikatovë e Vjetër) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv