Shtëpia e Evropës në Kosovë, e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizojnë një sërë aktivitetesh për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës.
Agjenda:
10:00 – E ardhmja e gjelbër dhe transformimi digjital – Art i Rrugës (Vendi: Te Rrethi, Prishtinë)
11:00 – Dita e lëvizshmërisë të së ardhshmes (Te Katedralja/ Rrugët “George Bush” & “Garibaldi”)
12:00 – E ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
12:00 – Mini-Ekspozitë “E ardhmja e gjelbër” (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
12:00 – Punëtoria e krijuesve të së ardhmes (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
19:00 – Hapja e Chopin Piano FEST Prishtina, me koncertin e pianistit Martin Garcia Garcia (Amfiteatri i ri i Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës)
20:30 – Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)
***Të gjitha ngjarjet mbulohen me kamerë nga EO.