Ngjarjet e ditës: 16 korrik 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në Facebookun e EO.

     

  • 09:30

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ngjarja lansuese,  “Dritares për Investime të Diasporës”. Marrin pjesë, kryeministr Albin Kurti, Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, Ministri, Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.  (Swiss Diamond Hotel) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Mbahet konferencë shkencore me titull “Kontributi i Azem Galicës në çështjen kombëtare”. (Qendra e kulturës ‘Hasan Prishtina’, Vushtrri)

  • 10:20

    Përurohet Unaza e Vogël e Qytetit në Shtime. Merr pjesë ministri i MMPHI-së Liburn Aliu. (Shtime)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit, për Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror për vitin 2023. Të ftuar: Përfaqësuesit e ASHNA-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban ceremoni përkujtuese në njëmujorin e vdekjes së Sylë Tahirsylajt, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan)

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00-16:00

    Shpallja e aktgjykimit në rastin Pjetër Shala. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në Facebookun e EO.

     

     

  • 18:00

    Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet ambasadës së Francës në Kosovë dhe Anibarit për projektin “Génésis”. (Flo’s Restaurant, Pejë)

     

Kalendari Arkiv