Ngjarjet e ditës: 2 dhjetor 2021

  • 07:00

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) organizon grevë tetëorëshe. (QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) mban takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së. (Zyrat e BSPK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:00

    Protestojnë specializantët me vetëfinancim dhe me financim. (Para Administratës Qendrore të QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet seanca përgatitore për rastin e Nasim Haradinjat e Hysni Gucatit. (Hagë)

  • 09:45

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci ju fton të merrni pjesë në diskutimin në temën “Krijimi i shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit e dhunës seksuale”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Protestojnë specializantët me vetëfinancim dhe me financim. (Para Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me UN Women, organizojnë diskutimin “Parimet etike janë rregull: Si të raportojmë për rastet e dhunës ndaj grave?”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione  shqyrton Nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

     

  • 11:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), bën hapjen e panairit “Gratë në Biznes”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Protestojnë specializantët me vetëfinancim dhe me financim. (Para ministrisë së Shëndetësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zbulohet pllaka memorialë e heroit Sali Çekaj. (Broliq)

  • 11:00

    Zyra e Komisionarit për gjuhët (ZKGJ) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Mbahet takimi i 206-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 12:00

    Mbahet dita e dytë e Festivalit të Filmit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino “Armata”)

  • 13:00

    Nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, mbahet manifestim me rastin e 30-vjetorit të hyrjes në Kosovë të grupit të armatosur nën drejtimin e e Sali Çekaj. (Teatri “Istref Begolli”, Pejë)

  • 14:00

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK), mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet pezullimi i protestave në arsim. (Platforma ZOOM)

  • 14:00

    Avokati i Popullit të Kosovës, i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut vizitojnë ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Sindikata e Infermiereve të Kosovës mban konferencë për media. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv