Ngjarjet e ditës: 19 maj 2023

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën “Diaspora Flet”. (“Klan Arena”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të dytë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit. Do të marrin pjesë rreth 50 kompani vendëse e ndërkombëtare. (Kolegji AAB- Fushë-Kosovë)

  • 10:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, viziton fshatin Zojz për t’i parë nga afër punimet, në përfundim e sipër, të rregullimit të kanalizimit dhe mureve mbrojtëse në këtë fshat. (Zojz, Prizren)

  • 10:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:30

    Unioni Afarist i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB). (Zyrat e AKB-së, Tophane) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW (SEGE), në fshatin Bec të Gjakovës. (Bec, Gjakovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Betohet kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës së Veriu Erden Atiq. (Objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bënë testimin me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)

  • 11:00 - 11:30

    Organizata “Avonet” dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” do të organizojnë një performancë/ protestë para Komunës së Ferizajt dhe para Prokurorisë në lidhje me problemin e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me Planifikimin Hapësinor. (Para Komunës/ Prokurorisë Themelore në Ferizaj)

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së fabrikës “Freesia Paper Factory”, që synon të fuqizojë personat me aftësi të kufizuara përmes punësimit. (Lipjan)

  • 12:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e objektit të ti të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe. (Krushë e Madhe, Rahovec)

  • 12:00

    Promovohet libri i ish të burgosurit Asllan Selimi, “Tmerri ka emër” me kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës. (Biblioteka Kombëtare)

  • 13:00

    Bëhet hapja e programit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, për nder të 15-vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike me Republikën e Kosovës. (Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së projektit “Mbështetja e shoqatës së prodhueseve të pemëve të imta dhe goji berry” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. (Fshati Dobratin, Graçanicë)

  • 15:00

    Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, organizon punëtorinë “Tradita e thurjes”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës, mban aktivitetin “Harmoni në lëvizje: Një përvojë në joga”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet cermonia e hapjes së projektit “Projekt për tharrjen dhe paketimin e bimëve mjekësore
    aromatike dhe pemëve të imta” i cili është implementuar në kuadër të “Programi i Mbështetjes së Investimeve në Zhvillimin Rural” nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. (Fshati Lubinje e Poshtme, Prizren)

  • 19:00

    Mbahet programi artistik “Në vend të lotit” nga AKKV “Shota”, i dedikuar artistit shumëvjeçar
    klarinetistit Mentor Krasniqi, i cili në fund të vitit të kaluar ndërroi jetë. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë)

Kalendari Arkiv