Ngjarjet e ditës: 10 nëntor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. (Hagë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin për vitin 2020 dhe Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi komunal i Prishtinës mban mbledhjen e fundit. (Salla e mbledhjeve plenare)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Programi i USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt organizon aktivitetin “Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse tek adoleshentët”, i cili mbahet në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Fillon fushata sensibilizuese me moton “Dhuna nuk ka Justifikim”, si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Përmendorja e Komandant Drinit)

  • 14:00

    Bëhet përurimi i romanit “Kohë përtej dhimbjeve” dhe përmbledhjeve poetike: “Lëkundje lavjerrësish” dhe “Metaforë ligjore” të shkrimtarit Mehdi Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë) 

  • 14:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 14:10

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, nënshkruajnë marrëveshjen e mirëkuptimit për mrogramin Fulbright të Shkëmbimit Akademik ShBA-Kosovë. (Kabineti i ministres) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryeministri dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, merr pjesë në tubim zgjedhor, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Komunës së Prizrenit nga VV-ja, Mytaher Haskuka. (Sheshi “Komandant Drini”, Prizren)

     

  • 17:00

    Ministria e Kulturës nis serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit ndërmjet ministrit, Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike. (Kino “Armata”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryeministri dhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, marrin pjesë në tubimin elektoral në lagjen Ortakoll. (Ortakoll, Prizren)

     

     

  • 17:00

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, marrin pjesë në takimin me “Gruan Demokratike”. (Parku i Qytetit, Prizren)

Kalendari Arkiv