Ngjarjet e ditës: 12 prill 2023

  • 09:00

    Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live edhe në faqen e Ekonomia Online në Facebook.

  • 10:00

    Instituti EdGuard së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit të Rishikimit të Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë organizon një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mbanë dёgjim publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 10:00

    Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmoren Afërdita Ukshini. (Varrezat e dëshmorëve)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja Feministe Studentore marshon duke kërkuar nga Universiteti i Prishtinës ta shkarkojnë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Departamenti i Gazetarisë promovon revistën “Intro”, që i dedikohet edukimit medial, me fokus perspektivën e qytetarëve. (Fakulteti i Filologjisë)

  • 11:00

    Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Potoqan i Ulët.

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mbanë vazhdimi e seancës plenare. (Kuvendi Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në Kompleksin Memorial. (Lubizhdë të Hasit)

  • 14:00

    PSD mban aksion simbolik tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, pas aksionit, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, prononcohet për media. (Agjencioni për Informim dhe Privatësi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Islam Berisha -Komandant Lami dhe Hamëz Behrami. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë)

  • 20:15

    Kosova luan kundër Polonisë  në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Kalendari Arkiv